Anesteziologjia është një degë e mjekësisë që merret me studimin e trajtimit të dhimbjeve akute dhe kronike dhe ndryshimet që ndodhin në trup gjatë dhe menjëherë pas operacionit, si dhe studimin e reanimacionit kardiopulmonar.
Anëtarët e ekipit të anesteziologjisë janë mjekë të specializuar në anesteziologji, reanimacion dhe kujdes intensiv, si dhe infermierë të trajnuar posaçërisht që punojnë në sallën e operacionit, si dhe teknikë anesteziologë në repartin post-operativ dhe post-anestezisë (e ashtuquajtura “hapësirë e zgjimit”).
Anesteziologu është përgjegjës për një operacion pa dhimbje dhe të sigurt dhe gjithashtu kujdeset për përgatitjen tuaj para operacionit, në mënyrë që, në gjendjen tuaj të përgjithshme shëndetësore, të jeni në gjendjen optimale për operacion. Anëtarët e ekipit të anesteziologjisë monitorojnë shërimin tuaj të hershëm pas operacionit dhe kujdesen për qëndrimin tuaj në One Hospital.
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi na kontaktoni në: [email protected] ose +389 (0) 44 344 414
Për të caktuar termin kliko këtu.