Nutricioni është një shkencë e cila studion se si ushqimi, pijet dhe përbërësit e tyre veprojnë në sistemet biologjike. Përbërësit që ndodhen në ushqime bëjnë të mundur funksionimin e organizmit.
Programet personale nutricionale:
-për lloje të ndryshme të sëmundjeve (sëmundje kardiovaskulare, diabet, sëmundjet autoimune etj), duke përfshirë dhe sëmundjet onkologjike;
-për uljen në peshë të fëmijëve dhe të rriturve;
-për detoksifikim;
-për gratë shtatëzëna
-për parandalimin e sëmundjeve.
Këto progame të personalizuara janë të bazuara në një nivel dytësor të ushqyerjes personale që do të thotë rekomandime duke u bazuar në konsumimin individual të ushqimeve, matjet antropometrike, duke përfshirë dhe matjet e përbërjes së trupit, si edhe treguesit biokimikë të gjakut. Klientët i përgjigjen një pyetësori anketues, marrin ditarin e ushqyerjes dhe monitorim mujor të statusit.
Programet e personalizuara dhe periodike të ushqyerjes për atletët duke u bazuar në nivelin dhe llojin e sportit. Këto programe janë të bazuara në matjet antropometrike dhe të përbërjes së trupit gjithashtu edhe tek lloji i sportit, rekomandimet bëhen për ushqyerjen periodike, ushqyerjen përpara, gjatë dhe pas konkurimit, për të reduktuar lodhjen, plagët dhe për të rritur performancën. Si pjesë e programeve është dhe rekomandimi për asistencën ergogjenike që do të thotë përdorimi i suplementeve në varësi të tipit, sasisë, kohës dhe kohëzgjatjes.
Progamet e personalizuara mund të bazohen edhe në nivelin e tretë të ushqyerjes personale që do të thotë rekomandime duke u bazuar në konsumimin individual të ushqyerjes, matjet antropometrike duke përfshirë dhe matjet e përbërjes së trupit, treguesit biokimikë të gjakut dhe analiza gjenotipike duke marrë mukozën e gojës. Analiza gjenotipike realizohet për të marrë rekomandimet nutricionale dhe të fitnesit.