SHKËNDIJA DHE ONE HOSPITAL ZGJASIN BASHKËPUNIMIN
Klubi i Futbollit Shkëndija ka kënaqësinë të komunikojë vazhdimin e bashkëpunimit me një prej spitaleve më të mira në rajon, ONE Hospital.
Partneriteti i nisur në vitin 2019, me kontratën e re do të lidhë palët edhe për dy vitet e ardhshme (deri 2024) dhe ONE Hospital mbetet qendra që do të përkujdeset për të gjitha testimet mjekësore të futbollistëve të Shkëndijës, si dhe mbulimin e asistencës mjekësore në ndeshjet futbollistike të kuqezinjëve në terren vendas në kampionatin vendor.
Yiğit Akata, drejtor i ONE Hospital, u shpreh:
“Me kënaqësinë më të madhe dhe në emër të Spitalit tonë One, po nënshkruajmë edhe këtë vit marrëveshjen e bashkëpunimit. Ne nuk jemi vetëm bashkëpunëtorë, jemi miq! Ju uroj shëndet, lumturi dhe një sezon të suksesshëm!”