KF Shkëndija dhe One Hospital kanë zgjatur bashkëpunimin edhe për dy vitet e ardhshme.

SHKËNDIJA DHE ONE HOSPITAL ZGJASIN BASHKËPUNIMIN

 

Klubi i Futbollit Shkëndija ka kënaqësinë të komunikojë vazhdimin e bashkëpunimit me një prej spitaleve më të mira në rajon, ONE Hospital.

 

Partneriteti i nisur në vitin 2019, me kontratën e re do të lidhë palët edhe për dy vitet e ardhshme (deri 2024) dhe ONE Hospital mbetet qendra që do të përkujdeset për të gjitha testimet mjekësore të futbollistëve të Shkëndijës, si dhe mbulimin e asistencës mjekësore në ndeshjet futbollistike të kuqezinjëve në terren vendas në kampionatin vendor.

 

Yiğit Akata, drejtor i ONE Hospital, u shpreh:

“Me kënaqësinë më të madhe dhe në emër të Spitalit tonë One, po nënshkruajmë edhe këtë vit marrëveshjen e bashkëpunimit. Ne nuk jemi vetëm bashkëpunëtorë, jemi miq! Ju uroj shëndet, lumturi dhe një sezon të suksesshëm!”

SHPËRNDAJE ME MIQ